Vdekje e dyshimtë në Skenderaj

Vdekje e dyshimtë në Skenderaj

Policia e Kosovës njofton për një vdekje të dyshimtë në Skenderaj.

Viktima dyshohet se derisa ka qenë duke punuar është goditur nga energjia elektrike, njofton Insajderi.

“Fsh. Qirez, Skenderaj 22.01.2021 – 09:00. Raportohet se në QKMF Skenderaj është një person pa shenja jete. Dyshohet se viktima mashkull  kosovar përderisa ka qenë duke punuar është goditur nga energjia elektrike. Njësitë relevante policore dhe njësitë e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e PK-së.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com