Vdekje e dyshimtë në Vitomericë

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në rrethana ende të paqarta në Vitomiricë të Pejës.

Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 06:55 Policia ka marr një informatë se në fshatin Vitomiricë një person është i shtrirë dhe dyshohet të jetë pa shenja jete, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjën e viktimës, me urdhër të prokurorit rasti cilësohet si hetim i vdekjes”

Rugova deklaroi se Policia është duke punuar intenzivisht për ta kuptuar zbardhjen e rastit.