
Policia e Kosovës ka njoftuar së të dielën rreth orës 08:00 është gjetur një grua e vdekur në Vushtrri, shkruan Insajderi.
Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.com