“Sot dola foto me një të ‘vdekur’”, nisë përshkrimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës Mytaher Haskuka.
Ai në fakt nuk është se është fotografuar me një kufomë por me një qytetar të Kosovës që një gjykatë në vend e ka shpallur të vdekur.
“Qytetari Rrahim Bajrami ishte në kontest pronësor me vite të tana dhe në momentin që vërteton që prona ishte e tij dhe gjykata vendos që ti kthehet prona, një gjykatës tjetër atë e shpall të vdekur. Po, po e shpall të vdekur në mënyrë që ti bllokohet e drejta e tij pronësore”, ka shkruar Haskuka.
Ai ka treguar sesi qytetari Rrahim Bajrami ka qenë gjatë ditës në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione ku me një dokumentacion voluminoz na e paraqiti rastin e tij.
“Tregimi I z.Rrahim Bajrami do të ishte një skenar për një film komedi për Oskar po të mos demonstronte realitetin tragjik në të cilin jetojmë”, ka shkruar deputeti i opozitës.
“Po, po edhe kjo ndodh në Kosovë, sot dola foto me një të vdekur, më saktë një person të shpallur të vdekur nga një gjykatës i Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.
Haskuka ka vazhduar të tregoj rrëfimin e qytetarit, i cili më se një dekadë “i shkelej e drejta për pronë me një vendim nga gjykata ai shpallet edhe i vdekur në vitin 2010”.
“Tani plot 7 vite ai mundohet të vërtetoj që është i gjallë dhe ka ngritur padi ndaj gjykatësit, por plot 7 vite seanca kundër gjykatësit nuk mbahet… kjo është gjendja e drejtësisë në Kosovë…Marre për gjykatat, marre për Qeverinë por marre edhe për neve që durojmë këtë gjendje”, ka shkruar deputeti, i cili përshkrimin në fotografinë me qytetarin e ka përfunduar me një shënim shtesë.
“Buzëqeshja janë me z.Rrahim në foto nga zemra e plastë”, ka përfunduar ai./Insajderi.com
[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmytaher.haskuka%2Fposts%2F10155148875309451&width=500″/]