
Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka humbur jetën sot në një pishinë. Ajo ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, por atje kishte arritur pa shenja jete, njofton Insajderi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfrimaur rastin gjatë një prononcimi për media, dhe tha se policia është duke u marrë me këtë rast.
“Policia ka pranuar informatën se sot pasdite një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 13 vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë ne një pishinë dhe e njëjta është sjellë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete. Njesitët kompetente policore përfshirë hetuesinë kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejme”. /Insajderi.com