Vdes 19-vjeçari që u aksidentua në Podujevë

Vdes 19-vjeçari që u aksidentua në Podujevë

Ka vdekur njëri nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi pasditën e së mërkurës në Shajkovc të Podujevës, raporton Insajderi.

Viktima është A.B (mashkull), 19-vjeçar.

Ndërkohë, numri i të lënduarve ka arritur në tetë persona.

Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Ju njoftojmë se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kanë pësuar  në aksidentin që ka ndodhë në Shajkovc të Podujevës ka arritë në 8 persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë”.

“Vdekjen e viktimës A.B (mashkull) 2001e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Ahmeti./Insajderi.com