Vdes 2-vjeçari nga Peja, babai thotë se u rrëzua nga shkallët

Vdes 2-vjeçari nga Peja, babai thotë se u rrëzua nga shkallët

Një fëmijë 2-vjeçar është dërguar i vdekur të premten në Spitalin e Pejës, përcjell Insajderi.

Sipas prindit të fëmijës, ai ishte rrëzuar nga shkallët e shtëpisë, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bokshiq, rreth orës 21:15.

Rasti në polici është hapur si “Hetim i vdekjes”.

Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se në Spitalin Rajonal Pejë, ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë rreth 2 vjeçar). Sipas prindit të viktimës fëmija ishte rrezuar në shkallet e shtëpisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetët i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com