
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në dalje të fshatit Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e motit, ku me ç’rast, një 36-vjeçare ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë lënduar, përcjell Insajderi.com.
“Si pasojë e këtij akasidenti ka humbur jetën personi me inicialet K.G (F/K) e moshës afërsisht 36 vjeçare, që ishte pasagjere në automjet, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës
Të njëjtit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , ku dhe po trajtohen.
Gjithashtu në vendin e aksidentit ka dalur edhe Prokurori nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe me vendim të tij, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./Insajderi.com