Vdes 39-vjeçarja nga Istogu që rezultoi me COVID-19 pasi u operua në QKUK

Vdes 39-vjeçarja nga Istogu që rezultoi me COVID-19 pasi u operua në QKUK

Ka vdekur sot gruaja e cila mbrëmë u identifikua me sëmundjen COVID-19 nga fshati Lluga e Istogut.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.

“Po kam pranuar informacionin nga policia se kemi vdekjen e parë nga koronavirusi”, ka thënë kryetari i Istogut, Haki Rugova për Insajderin.

Gruaja 39 vjeçare nga Istogu ishte operuar në QKUK pa e ditur mjekët se ajo ishte e prekur me COVID-19.

 

Një 39 vjeçare në gjendje të rëndë në QKUK nga koronavirusi