Vdes 41-vjeçarja shtatzënë në QKUK – ishte e infektuar me COVID-19

Vdes 41-vjeçarja shtatzënë në QKUK – ishte e infektuar me COVID-19

Një grua shtatzënë e moshës 41-vjeçare, ka vdekur në orët e mëngjesit të së martës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

Qyqalla tha se 41 vjeçarja ishte e prekur me COVID-19, por poashtu kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19”, ka thënë ajo.

“Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte. Poashtu, rreth orës 6:35 një grua shtatzënë, e lindur me 1980, e konfirmuar si COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Poashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, është shprehur tutje Qyqalla. /Insajderi.com