Vdes 77 vjeçari që u godit dje nga vetura

Vdes 77 vjeçari që u godit dje nga vetura

77-vjeçari i cili ishte goditur të mërkurën nga një veturë në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka vdekur, njofton Insajderi.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën se këmbësori i lënduar në aksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ka ndërruar jetë”.

“Me rekomandim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës Sh.R (mashkull) 77 vjeç është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.

“Ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com