Vdes aksidentalisht në punë një person në Rahovec

Vdes aksidentalisht në punë një person në Rahovec

Një person ka humbur jetën të premten në Rahovec pasi duke punuar me makinën punuese (bager) nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një humnerë jashtë rruge.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur në fshatin Opterushë të Rahovecit. Në vend-ngjarje kanë dalur njësit  përkatëse policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen  e viktimës.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin  e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Insajderi.com