
Një person ka vdekur gjatë ditës së djeshme derisa ishte duke punuar në Leposaviq, njofton Insajderi.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore në punë, është dërguar me auto-ambulancë në spitalin e Mitrovicës, por nuk u ka përballur plagëve të marra dhe nga mjekët është konstatuar vdekja e tij.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, familjarët e viktimës kanë kërkuar që trupi i pa jetë i viktimës mos të dërgohet për obduksion.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.
“Leposaviq, 25.09.2020-10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke punuar ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima me auto-ambulancë është dërguar në spitalin e Mitrovicës, mirëpo nuk u ka përballuar plagëve të marra dhe nga mjekët është konstatuar vdekja e tij. Familjarët e viktimës kanë kërkuar që trupi i pa jetë i viktimës mos të dërgohet për obduksion. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com