Vdes aksidentalisht një person në Leposaviq

Vdes aksidentalisht një person në Leposaviq

Një person ka vdekur gjatë ditës së djeshme derisa ishte duke punuar në Leposaviq, njofton Insajderi.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore në punë, është dërguar me auto-ambulancë në spitalin e Mitrovicës, por nuk u ka përballur plagëve të marra dhe nga mjekët është konstatuar vdekja e tij.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, familjarët e viktimës kanë kërkuar që trupi i pa jetë i viktimës mos të dërgohet për obduksion.

Me urdhër të prokurorit  trupi i pa jetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.

“Leposaviq, 25.09.2020-10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke punuar ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima me auto-ambulancë është dërguar në spitalin e Mitrovicës, mirëpo nuk u ka përballuar plagëve të marra dhe nga mjekët është konstatuar vdekja e tij. Familjarët e viktimës kanë kërkuar që trupi i pa jetë i viktimës mos të dërgohet për obduksion. Me urdhër të prokurorit  trupi i pa jetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com