Vdes aktivisti i Vetëvendosjes

Vdes aktivisti i Vetëvendosjes

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shefki Kaqanolli, ka ndërruar jetë, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Aktivist i dalluar, punëtor i zellshëm e njeri i urtë”, ishin fjalët me të cilat e përshkroi Bulliqi, tashmë të nderin.

“Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes, Shefki Kaqanolli. Ai ishte aktivist i dalluar, punëtor i zellshëm, e njeri i urtë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, aktivistëve të Lëvizjes dhe gjithë atyre që e njohën”, ka shkruar ai. /Insajderi.com