Vdes anëtari i LDK-së, Miftar Kryeziu

Vdes anëtari i LDK-së, Miftar Kryeziu

Ka vdekur aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Prizreni, Miftar Kryeziu, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni.

Quni u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve për vdekjen e Kryeziut.

“Me dhimbje morëm lajmin se ka ikur në amshim aktivisti ynë, anëtari shumëvjeçar i kryesisë së Nëndegës “2 Korriku”, Miftar Kryeziu. Miftari kishte shpirtë të bardhë, ishte i dashur, modest e punëtor dhe i afërt me të gjithë. E donte shumë jeten!”, ka shkruar ndër të tjera ai në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com