Vdes avokati Bajram Kadriu

Vdes avokati Bajram Kadriu

Avokati Bajram Kadriu ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri në këtë postim shkruan se “pas Osman Arifit, Bajram e Nekibe Kelmendit, Bajram Kadriu mbetet engjulli mbrojtës në grupin e të akuzuarve në Gjilan për liri, demokraci e pavarësi të shqiptarëve.

“Paska ikur nga kjo botë avokati, Bajram Kadriu. Pas Osman Arifit, Bajram Kelmendit e Nekibe Kelmendit, Bajram Kadriu mbetet engjëlli mbrojtës në grupin e të akuzuarve në Gjilan për liri, demokraci e pavarësi të shqiptarëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve e kolegëve. Falëmnderit, Avokati im”, ka shkruar Haziri. /Insajderi.com