
Deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmanit i ka vdekur babai, njofton Insajderi.
Për vdekjen e prindit të tij bëri vetë të ditur Rrahmani, i cili njoftoi se ai ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të gjatë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditura edhe detajet e varrimit të të ndjerit.
“Të dashur familjar miq e dashamirë ju njoftoj se varrimi i babait tonë bëhet sot me 03.10.2020 në ora 15:45 pas faljes së Namazit të Ikindisë”, ka thënë ai. /Insajderi.com