Vdes babai i Kadri Veselit

Vdes babai i Kadri Veselit

Babai  ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vdekur gjatë ditës së sotme, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur zyrtari  Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bislimi  ka shprehur ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe tërë vendit.

“Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli. Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në maj të këtij viti, Veseli ishte liruar për vizitë tri-ditore nga Haga, për ta vizituar babain e tij, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. /Insajderi.com