Xhavit Alimusaj nga Komuna e Deçanit ka ndërruar jetë si pasojë e Coronavirusit.
Ai ishte djali i ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nimon Alimusja.
Lajmin e ka bërë publik kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë Xhavit Alimusaj nga Strellci (djali i veprimtarit dhe ish-deputetit Nimon Alimusaj) i cili humbi jetën në përballje me virusin COVID19”, ka shkruar ai.
Ndërkohë të shtunën Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raportoi edhe nëntë viktima tjera nga COVIV-19, duke alarmuar për kujdes. /Insajderi.com
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit tonë Xhavit Alimusaj nga Strellci…
Gepostet von Bashkim Ramosaj am Samstag, 22. August 2020