Ka vdekur Hajrullah Saraqi, drejtor i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Xhafer Tahiri, i cili e ka quajtur humbje të madhë për shëndetësinë në Vushtrri, përcjell Insajderi.
“I rëndë lajmi për vdekjen e hershme të Dr. Hajrullah Saraqi, Drejtor i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri. Vdekja e dokut është humbje e madhe për shëndetësinë e Vushtrrisë, Spitalin dhe gjithë Kosovën. Në këtë kohë të rëndë të pandemisë, Dr. Hajra ishte në vijën e parë të përballjes me pandeminë e shekullit, i palodhshëm në ndihmë të infektuarve me Covid 19 por edhe të gjithë pacientëve tjerë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ai tutje i ka shprehur ngushëllime familjes Saqari dhe gjithë komunitetit shëndetësor të Spitalit “Sheikh Zayed” si dhe qytetit të Vushtrrisë./Insajderi.com