![Vdes edhe një doktor sot nga coronavirusi në Kosovë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/06/auto_Coronavirusi-QKUK-Infektivja-Prishtine-16-03-2020-ab_311586682671-730x440.jpg)
Sot është shënuar edhe një vdekje si pasojë e infektimit me Covid-19.
Doktori Sylejman Rexhepi, është doktori i dytë kosovar i cili vdiq sot nga Coronavirusi, pas lajmit se kirurgu Ali Tolaj, ka ndërruar jetë pasi nuk arriti ta përballonte këtë sëmundje, njofton Insajderi.com.
Për vdekjen e doktor Sylejman Rexhepit, u bë e ditur në rrjetin social Facebook, ku të afërmit kanë njoftuar se në mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta njeriu që themeloi dhe zhvilloi reumatologjinë kosovare.
“Sot në mëngjes ka ndrruar jete Prof. Dr. Sylejman Rexhepi, nuk arriti ta sfitoj virusin Covid-19.
Sa e sa gjenerata të dijës dolen nga ai.
Qoftë Allahu i kanqur.
Kujtomë se prof. Sylejmani ishte ai që e themeloj dhe e zhvilloi reumatologjinë Kosovare”, thuhet në njoftimin e të afërmve. /Insajderi.com/
![](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/07/doktori.png)