Vdes edhe një doktor sot nga coronavirusi në Kosovë

Vdes edhe një doktor sot nga coronavirusi në Kosovë

Sot është shënuar edhe një vdekje si pasojë e infektimit me Covid-19.

Doktori Sylejman Rexhepi, është doktori i dytë kosovar i cili vdiq sot nga Coronavirusi, pas lajmit se kirurgu Ali Tolaj, ka ndërruar jetë pasi nuk arriti ta përballonte këtë sëmundje, njofton Insajderi.com.

Për vdekjen e doktor Sylejman Rexhepit, u bë e ditur në rrjetin social Facebook, ku të afërmit kanë njoftuar se në mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta njeriu që themeloi dhe zhvilloi reumatologjinë kosovare.

“Sot në mëngjes ka ndrruar jete Prof. Dr. Sylejman Rexhepi, nuk arriti ta sfitoj virusin Covid-19.
Sa e sa gjenerata të dijës dolen nga ai.
Qoftë Allahu i kanqur.
Kujtomë se prof. Sylejmani ishte ai që e themeloj dhe e zhvilloi reumatologjinë Kosovare”, thuhet në njoftimin e të afërmve. /Insajderi.com/