Vdes edhe një i infektuar me Coronavirus nga Gjilani

Vdes edhe një i infektuar me Coronavirus nga Gjilani

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se një qytetar i kësaj komune, ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19.

Lajmin për vdekjen e këtij pacienti, Haziri e bëri të ditur në konferencën me gazetarë, pas konfirmimit të 29 rasteve të reja me Coronavirus në vendin të cilin ai e drejton.

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se edhe një qytetar i kësaj komune e humb jetën pas infeksionit me COVID-19.

Haziri ka njoftuar se pas 29 rasteve të reja, në Gjilan gjithsej janë prekur 434 qytetarë nga COVID-19, 268 janë shëruar, 152 raste janë aktive, ndërkaq 14 prej tyre kanë ndërruar jetë.

“Gjilani është në prag të shkuarjes në masa të ashpra të menaxhimit së situtatës së parandalimit të COVID-19. Unë ju falënderoj për solidaritet, por infeksioni tregon se është i pamëshirshëm. Ne nuk mund të luftojmë ndryshe, pos duke e ruajtur distancën, duke e i përdorur maskat dhe duke kufizuar lëvizjet”, ka thënë mes tjerash Haziri. /Insajderi.com/