Vdes edhe një mjek nga Covid-19

Vdes edhe një mjek nga Covid-19

Ka ndërruar jetë edhe një mjek gjinekolog si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e gjinekologut, Burim Krasniqi, e kanë  bërë të ditur dy kolegët e tij, Jakup Isamili dhe Ilir Azizi.

Shoku im më i mirë… Dr. BUKI (Burim Krasniqi) Nder të kem një mik e koleg sikur ti. Në luftë me shumëçka dole triumfues, e besoja që do dalësh edhe në këtë. Ke qenë shembull për të gjithë. Gjithmonë do të kujtojmë. Ngushëllime familjes dhe kolegëve. Pusho i qetë shoku im, Qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën punove dhe e ke dashur gjithmonë”, ka shkruar Ismajli.

Krasniqi është mjeku i shtatë që kanë ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19 në Kosovë./Insajderi.com