Vdes edhe një pacient i prekur me Covid-19 në Tiranë

Vdes edhe një pacient i prekur me Covid-19 në Tiranë

Ka ndërruar jetë një tjetër pacient i prekur nga Covid-19 në Tiranë.

Bëhet fjalë për një person rreth 60-vjeçi cili ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Gjendja e tij ishte përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit , ndërsa sot nuk arriti të mbijetonte duke ndërruar kështu jetë.

Ndërkohë në Shqipëri ka shkuar në 712 numri i të prekurve në vend nga CoVid-19, kjo pasi një ditë më parë u infektuan 34 persona të tjerë kryesisht në Krujë.