Vdes edhe një person me Covid-19 nga Klina

Vdes edhe një person me Covid-19 nga Klina

Ka ndërruar jetë edhe një person si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

I ndjeri që ka ndërruar jetë, është nga Komuna e Klinës, dhe lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj.

“Telegram Ngushëllimi

Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19”.

Më këtë rast, numri i të vdekurve me Covid-19 në Kosovë shkon në shifrën e 166 personave./Insajderi.com