Vdes edhe një person nga COVID-19 në Kosovë

Vdes edhe një person nga COVID-19 në Kosovë

Ka vdekur edhe një person i infektuar me virusin corona në Kosovë, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie pasditen e së enjtes, në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK ka vdekur pacienti me inicialet Sh.Sh. (1968) nga Istogu.

Në njoftim theksohet gjithashtu se ai ishte pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive më 23 qershor, si transfer nga Klinika Infektive.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 2363 raste me COVID-19, prej të cilëve 1171 janë shëruar.

Ndërsa kjo e sotshmja është vdekja e 41-të në Kosovë nga COVID-19./Insajderi.com