Vdes edhe një person nga COVID-19, shkon në 659 numri i viktimave

Vdes edhe një person nga COVID-19, shkon në 659 numri i viktimave

Edhe një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Viktima e fundit e COVID-19 është një qytetar i fshatit Beguncë të Vitisë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Vitisë, Vjollca Kadolli.

“Fatkeqësisht, çdo ditë po merrë jetë. Sot kemi humbur një qytetar nga fshati Beguncë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes nga Begunca për humbjen e familjarit të tyre. Humbja e tij, duke llogaritur jetën dhe veprat e tij është humbje e madhe për tërë Vitinë dhe Kosovën”, thuhet në njoftimin e saj.

Ndryshe, Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike, deri më sot thotë se në Kosovë janë 17 mijë e 422 qytetarë të infektuar me Coronavirus, prej tyre 14 mijë 894 janë shëruar e 657 kanë vdekur.

Ndërsa, me dy rastet të cilat kanë ndodhur sot, numri i të vdekurve ka arritur në 659. /Insajderi.com