Vdes edhe një person që u aksidentua në autostradën “Arbën Xhaferi”

Vdes edhe një person që u aksidentua në autostradën “Arbën Xhaferi”

Ka ndërruar jetë personi i cili ishte aksidentuar në autostradën “Arbën Xhaferi”, më datë 29 gusht të këtij viti, njofton Insajderi.

Viktima ishte duke marrë trajtim mjekësor në Shqipëri, ndërkaq më 13 shtator ka vdekur dhe është sjellë në Kosovë nga familjarët e tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë duhet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Autostrada Arben Xhaferi, Lipjan-Prishtinë Km-1,  29.08.2020–17:55.Me 13.09.2020 është raportuar se i lënduari mashkull kosovar cili ishte duke u trajtuar në Shqipëri, ka ndërruar jetë dhe është sjellë në Kosovë nga familjarët e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë duhet të dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com