Vdes edhe një person që u lëndua në aksidentin në Sibovc të Podujevës

Vdes edhe një person që u lëndua në aksidentin në Sibovc të Podujevës

Sot rreth orës 12:30, ka ndërruar jetë S.P mashkull, 30 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në Repartin e kujdesit intensiv në QKUK.

Viktima ka qenë i lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi me datën 22 gusht 2017, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Sibovc të Podujevës.

Policia njofton se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të Prokurorit të shtetit.

Në këtë aksident kishte pësuar në vendin e ngjarjes edhe një 20-vjeçar.

Policia njofton se bazuar në të dhënat që Njësiti i trafikut rrugor posedon, numri i viktimave që pësuan në aksidente trafiku që nga 1 janari deri sot në rajonin e Prishtinës, arrin në 22 persona.

“Andaj duke i parë si shqetësuese këto shifra, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik”, thuhet në një apel të policisë.