Vdes edhe një qytetar nga Covid-19 në Kamenicë

Vdes edhe një qytetar nga Covid-19 në Kamenicë

Ka ndërruar jetë edhe një person si pasojë e infektimit me Covid-19 në Komunën e Kamenicës, njofton Insjaderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes rrjetit të tij social Facebook.

“Fatkeqësisht edhe një qytetar nga komuna jonë humbi betejën me #COVID19. Ky është rasti i dytë i konfirmuar sot nga IKShP që ka përfunduar me fatalitet, kurse numri i të vdekurve nga virusi SARS-CoV-2 ka arrit në tre”.

Kastrati më pas ka rekomanduar që të bëhet kujdes duke i respektuar rekomandimet e IKSHPK./Insajderi.com