Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se pas një aksidenti të rëndë, ka ndërruar jetë gastronomi Agron Uka, njofton Insajderi.
Me anë të një shkrimi në faqen e tyre zyrtare, kjo shoqatë ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e Ukës, i cili u cilësua një gastronom i suksesshëm, energjik dhe i devotshëm.
“Pas një aksidenti të rëndë, ndërroi jetë Agron Uka.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në emër të anëtarëve të saj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Uka dhe për të afërmit e saj, me rastin e humbjes së më të dashurit të tyre”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Gastronomëve.
“Agroni ka qenë një gastronom i suksesshëm, energjik dhe i devotshëm, duke i dhënë shije të veçantë dhe vlerë Ferizajit. Prehu në paqe Agron, të qoftë dheu i lehtë e i përjetshëm kujtimi për ty!”. /Insajderi.com