Pas një sëmundjeje të gjatë ka ndërruar jetë ish-gazetari i Radio Prishtinës, Nexhmedin Paloja.
Paloja ka vdekur në moshën 74 vjeçare, lajmin e ka kumtuar Televizioni Publik.
Nexhmedin Paloja u lind në Gjakovë më 6 nëntor të vitit 1945. Ai ishte i diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, përderisa studimet i vazhdoi edhe në Paris të Francës për gazetari.
Nexhmedin Paloja dha kontribut të madh si gazetar në Radio Prishtinë, ku punoi për 28 vjet, deri në vitin 1990, kur shqiptarët u dëbuan nga puna me dhunë nga agresori serb.
Nexhmedin Palojës do t’i jepet lamtumira e fundit sot në varrezat e qytetit në Prishtinë. /insajderi.com/