Vdes gazetari i njohur

Vdes gazetari i njohur

Është ndarë nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur, Maku Pone.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga gazetarja dhe shkrimtarja, Majlinda Rama, e cila ka bërë një postim prekës në Instagram për kolegun e saj.

Maku Pone lindi në Fier në 1 Mars 1939 në një familje që ishte e njohur në këtë qytet për kontributin e saj në lëvizjen patriotike, arsimore dhe kulturore.

Gazetari dhe shkrimtari i njohur, ka botuar një sërë veprash, ku numërojmë këtu 14 libra me poezi, 10 drama, 4 romane dhe 6 libra për fëmijë.

Homazhet në nder të tij do të mbahen në teatrin Bylis në qytetin e Fierit në orën 10:00 të mërkurën.