Vdes gjyqtari porot i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Vdes gjyqtari porot i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Gjyqtari porot i Gjykatës Themelore në Prishtinë – dega në Drenas, Shaban Istogu, ka vdekur gjatë mbrëmjes së djeshme pas një sëmundje të shkurtër, transmeton Insajderi.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe gjyqtarët e kësaj gjykate ju shprehin ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë miqëve të të ndjerit Istogu.

“Gjykata do ta kujtoj gjyqtarin porot Shaban ( Hetem ) Istogu për punën e palodhshme, urtësinë dhe virtytet e larta të tij”, thuhet në njoftimin e gjykatës. /Insajderi.com