Vdes gruaja e Adem Demaçit

Vdes gruaja e Adem Demaçit

Ka vdekur Xhemajlije Hoxha- Demaçi, gruaja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit.

Lajmin nëpërmjet një postimi në Facebook e ka kumtuar gazetarja shqiptare në Zvicër, Hava Kurti-Krasniqi.

Ajo nuk e ka treguar shkakun që qoi deri në vdekjen e gruas së figurës së rezistencës shqiptare.

“Ty Nëna Xhemajlije, ti që bashkëshortin e kishe ndër grila, vetëm pse kishte kërkuar liri pėr të gjithë, ty të mbeti jo vetëm kulmi i shtëpisë, jo vetëm fëmijët e tu, por mbi ty ra edhe më shumë pesha e robërisë”, ka shkruar ndër tjerash në Facebook. /Insajderi.com

 

Sot paska ndërruar jetë Nëna më e shenjtë e Kosovës, LAVDI VEPRËS SË SAJ 🇦🇱
Nëna : Xhemajlije Hoxha- Demaçi
GRUAJA QË MI…

Posted by Hava Kurti Krasniqi on Saturday, 27 February 2021