Sëmundja vdekjeprurëse në rajon: Në Beograd vdes një grua nga edhet e Nilit Perëndimor

Sëmundja vdekjeprurëse në rajon: Në Beograd vdes një grua nga edhet e Nilit Perëndimor

Një grua e moshës 84 vjeçe nga Beogradi ishte sëmurë nga edhet e Nilit Perëndimor dhe ka vdekur në klinikën infektive në Beograd.

Kjo është viktima e parë e cila mund të ketë lidhje me ethet e Nilit Perëndimor, një sëmundje virusale të cilën e transmetojnë mushkonjat e infektuara.

Sipas të dhënave të Institutit për shëndet publik “Dr. Millan Jovanoviq Batut”, në Serbi deri tani janë regjistruar tre pacientë nga edhet e Nilit Perëndimor, derisa një person ka vdekur.

Deri më 15 gusht, në vendet e BE janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes, të cilët mund të kenë lidhje me sëmundjen nga ethet e Nilit Perëndimor, edhe atë në Greqi katër raste dhe në Rumani dy.

Në periudhën e njëjtë, janë lajmëruar 68 raste të sëmundjeve të njerëzve nga ethet e Nilit Perëndimor, në Greqi 48 raste, në Rumani 8, në Qipro 5, në Itali 3, në Hungari 2 dhe nga një në Bullgari dhe Francë.

Ethet e Nilit Perëndimor është sëmundje e cila transmetohet me pickimin e mushkonjës së infektuar. Transmetuesi është Culex Pipiens, një lloj i mushkonjave. Rezervuari kryesor i infeksionit janë lloje të ndryshme të zogjve në të cilët jeton virusi, derisa njeriu është bartës i rastësishëm – i verbër, dhe infeksioni nga ai nuk bartet më tutje./Insajderi.com.