Vdes ish-asamblisti i LDK-së

Vdes ish-asamblisti i LDK-së

Ka vdekur Abit Kastrati, ish-asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë, përcjell Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur, ish-deputeti i kësaj partie, Ismet Beqiri.

Beqiri tha se kjo parti e ka humbur një veprimtar të madh.

“Miku im i dashtun Abit, Vështirë qenka me shkrua fjalë lamtumirëse për ty. Ike nga kjo botë, na le me pikëllim të thellë të gjithë neve që kishim fatin të njohim. Punëtor i madh, atdhetar e i vendosur”.

“Jam krenar, e i privilegjuar, që të kisha një ndër bashkëpunëtorët më të afërt për 30 vite. Jo më larg se para 4-5 ditësh të vizitova në shtëpi. Edhe pse i lodhur u çmallëm me njëri tjetrin, e unë shpresoja të shihemi së shpejti”, ka shkruar ndër të tjera Beqiri, teksa u ka shprehur ngushëllime familjes Kastrati./Insajderi.com

May be an image of 8 people and people standing