Vdes ish-deputeti i LDK-së

Vdes ish-deputeti i LDK-së

Në moshë 60 vjeçare ka ndërruar jetë ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Baruti, njofton Insajderi.

Nuk dihen shkaqet që quan në vdekjen e tij.

Baruti ishte përfaqësues i popullit në legjislaturës e parë të Kuvendit të Kosovës 2001-2004.

Ai ishte edhe zëvendësministër i Transportit dhe Telekomunikacionit gjatë viteve 2006-2008.

Punonte edhe si profesor në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

Lajmin për vdekjen e tij e ka kumtuar nipi i të ndjerit, Besarti. /Insajderi.com

 

Familjarë, miqë dhe dashamirë,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë…

Posted by Besart Baruti on Sunday, 11 April 2021