
Ka vdekur doktori dhe ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i tij, Besian Ibishi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.
“Vdes doktori dhe ish drejtori i Spitalit të Gjilanit Dr. Nysret Hajrullahu. Ngushëllime familjes dhe kolegeve. Zoti e mëshiroftë Dr. Nysretin”, ka shkruar Ibishi./Insajderi.com