
Ka vdekur veterani i luftës dhe komandanti i Batalionit të dytë të Brigadës 122 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Paçrizi, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK=së në Malishevë.
Në njoftim bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (e shtunë) në orën 15:00.
“Dega e OVL të UÇK në Malishevë, njofton se ka vdekur veterani i luftës dhe komandanti i Batalionit të dytë të Brigadës 122 të UÇK, Shefqet Paçarizi. Varrimi bahet sot me dt. 16.01.2021 në ora 15:00 në varrezat e veteranëve ne F.sh Dragobil”, thuhet në njoftim./Insajderi.com