Ish-kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.
Ai ishte duke u trajtuar në një spital të Vienës në Austri për shkak të komlikimeve shëndetësore.
Informacionin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Kryesuesi i Kuvendit të Istogut, Enver Rugova.
“Sapo e kemi marr lajmin për vdekjen e ish-kryetarit sepse ai ka qenë i shtrirë për trajtim në Vienë. Ne do të organizohemi me familjen sa i përket ceremonisë së varrimit. Si organe komunale do të organizohemi për ceremoninë”, ka thënë ai. /Insajderi.com