
Fw de Klerk, ish-presidenti i Afrikës së Jugut dhe personi i fundit i bardhë që ka udhëhequr këtë shtet, ka vdekur në moshën 85-vjeçare.
De Klerk, i cili ishte figurë kyçe në tranzicionin e Afrikës së Jugut drejt demokracisë, ishte diagnostikuar me kancer në qershor të këtij viti, tha një zëdhënës, shkruan BBC, transmeton Insajderi.com.
Ai ka qenë president i shtetit për pesë vjet, nga shtatori i vitit 1989 deri në maj të vitit 1994.

Fw de Klerk, ish-president i Afrikës së Jugut.
Një deklaratën e lëshuar nga Fondacioni FW de Klerk të enjten në mëngjes, thuhet se ai ka vdekur në shtëpinë e tij.
“Ish-presidenti Fw de Klerk vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Fresnaye (Cape Town) më herët këtë mëngjes pas luftës së tij kundër kancerit”, thuhet në deklaratë./Insajderi.com