Vdes ish-ushtari i Brigadës “Agim Ramadani”

Vdes ish-ushtari i Brigadës “Agim Ramadani”

Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Shemsi Halimi, njofton Insajderi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në Facebook, ku kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot.

“Ka ndërruar jetë, Shemsi Halimi, bashkëluftëtari jonë i Brigadës 138 ‘Agim Ramadani’, invalid i luftës. Varrimi i trupit të të ndjerit do të bëhet sot, e enjte, 24/12/2020, ne ora 14:00, në varrezat e dëshmorëve, në Kompleksin Memorial në Koshare”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, për vdekjen e ish-ushtarit Halimi ka shkruar edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

Ai në një postim në Facebook është shprehur se me Halimin kanë qenë bashkëluftëtarë dhe miq.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit e mikut, Shemsi Halimi nga Shkupi. Shemsiu, invalid i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëmarrës në betejat e Junikut më 1998, në betejën e Zharrës dhe në Betejen e Koshares ku edhe ishte plagosur dhe mbetur invalid. Do e kujtojmë gjithëherë si burrë të urtë, trim e të ndershëm”, ka shkruar ndër të tjera ish-ministri Berisha./Insajderi.com

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit e mikut, Shemsi Halimi nga Shkupi.
Shemsiu, invalid i…

Posted by Rrustem Berisha on Thursday, December 24, 2020