Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isat Tolaj, ka ndërruar jetë, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Ramosaj ka njoftuar se i ndjeri ishte edhe aktivist i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, ndërkaq ka shprehur ngushëllime për familjen Tolaj.

“I rëndë dhe i hidhur lajmi për vdekjen e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aktivistit të AAK-së Isat Tolaj. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Tolaj , qytetarëve të Deçanit dhe gjithë atyre që e njohën Isatin. Do të kujtojmë gjithmonë!”, ka shkruar Ramosaj. /Insajderi.com