Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Afrim Aliaj

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Afrim Aliaj

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Aliaj, nga Dujaka e Gjakovës, njofton Insajderi.

Ai ishte vëllai i dëshmorit, Beslim Alijaj.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se i ndjeri ishte luftëtar i dalluar i Brigadës 131.

“Do e kujtojmë përgjithmonë si njeri të dashur dhe të afërt, luftëtar të dalluar të UÇK-së, Brigadës 131 dhe Batalionit Gardist ‘Shkëlzen Haradinaj’. Me këtë rast ngushëlloj familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën. Pusho në paqe Afrim!”, ka shkruar ndër të tjera ai./Insajderi.com

Mund të jetë një imazh i 2 personave, njerëzve në këmbë dhe uniformës ushtarake