Vdes ish-zyrtari policor nga Deçani

Vdes ish-zyrtari policor nga Deçani

Në moshën 72 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish-zyrtari policor, Shaban Avdijaj.

Lajmin mortor e kanë dhënë familjarët e të ndjerit, derisa kanë bërë të ditur edhe për varrimin.

“Më pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë, ish zyrtari policor, njeriu i urtë dhe i nderuar nga të gjithë, Shaban Avdijaj, nga Gramaqeli i Deçanit. Varrimi i të ndjerit bëhet më 19.12.2019 (e enjte), në ora 15:30” shkruan një familjar.