
Kandidati për kryetar të Pejës nga Partia Balliste, Pajazit Podrimqaku, ka ndërruar jetë të martën.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij, teksa kanë njoftuar se ai vuante nga një sëmundje.
Varrimi i tij do të bëhet në fshatin Novosellë, njofton Shqip.com.
Kurse, kandidatët tjerë për kryetarë të komunës janë Gazmend Muhaxheri, Gazmend Agusholli, Rrustem Berisha, Astrit Ademaj dhe Kreshnik Husaj./Insajderi.com