Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Aksidenti i cili ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:30, ka lënë të vdekur këmbësorin, njofton Insajderi.

Në rrugën “Gahri Fazliu” Prishtinë, ndodhi një aksident ku të përfshira ishin dy automjete.

Këtë vdekje për Gazetën Online Insajderi, e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”.

Ahmeti shtoi se njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në ndriçimin e  rrethanave të këtij aksidenti. /Insajderi.com